Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evakuimet, zbrazet Novosela/ Tërbohet Vjosa, niveli i ujit në Urën e Mifolit, mbi 9 metra

schedule19:16 - 8 Janar, 2026

schedule 19:16 - 8 Janar, 2026

Të enjten lumi Vjosa i shtoi sërish prurjet masive të ujit. Pranë Urës së Mifolit, niveli i ujit ka kapërcyer 9 metrat, ndërsa banorët mbeten me sytë nga qielli për ndërprerjen e reshjeve të shiut.

Dalja e lumit Vjosa ka shkaktuar përmbytje të të paktën 200 ha tokë bujqësore, ndërsa nga matjet e kryera në terren lumi Vjosa po vijon të rrisë nivelin e ujit.

Rrjedha e fortë e lumit Vjosa ka gërryer argjinaturat, në Novoselë, ndërsa po zgjeron shtratin në drejtim të fshatit Ferras.



Situata më e rëndë ndodhet pranë kufirit të fshatit Ferras dhe Fitore. Aty janë të pozicionuara edhe forcat e Ushtrisë dhe Emergjencave Civile.

Në Novoselë dhe fshatin Fitore janë vendosur tre grupe të tjera të emergjencave civile. Një eskavator po punon prej orëve të para të mëngjesit për të forçuar argjinaturën, bazament ky që po mban ujin larg banesave. Pranë Urës së Mifolit ndodhen 12 banesa që, në rast se uji do të vijojë të marrë tokë, rrezikojnë të përmbyten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!