Mbrëmjen e sotme si çdo të mërkurë në ABC të tjera emocione u përjetuan në programin “E ardhmja është vajzë” me autore dhe moderatore Ermira Çausholli. Njëra nga vajzat e ftuara ishte edhe prezantuesja e sportit, Eva Murati.
Pasi e pamë që kaloi me shumë sukses provën e “Babagjyshit sekret” mision ky që ndiqej nga Uarda Koçi, e ftuara tjetër e programit, Eva tregoi për suksesin e saj në jetë. Sigurisht që të bësh profesionin që ke ëndërruar që fëmijë është një lloj suksesi por ta bësh atë me integritet të jep edhe më shumë kënaqësi.
“Suksesi është diçka shumë relative sepse çdo periudhë e jetës e ka një sukses. E rëndësishme për mua si një vajzë që ëndrrën e saj fëminore, për të prezantuar, për të folur në publik, për të komunikuar me njerëzit e ka bërë realitet dhe këtë rrugëtim timin e kam bërë me integritet. Jam e lumtur për personin që shoh para pasqyrës sot”, u shpreh Eva.
Përsa i përket “Champions League” ajo shtoi se ndihet e privilegjuar që drejton programin dedikuar kampionatit më elitar të futbollit. “Jam e lumtur dhe e privilegjuar që prezantoj një emision si Champions League sepse nuk është një emision i thjeshtë sporti, është kampionati më elitar sportiv, gjatë gjithë vitit dhe e them pa frikë që është një kampionat që ka vëmendjen e të gjithëve për shkak të yjeve.“, shtoi Eva. /abcnews.al