Eva Longoria “masakrohet” pas deklaratës për gratë me ngjyrë, kërkon ndjesë publike

schedule10:06 - 10 Nëntor, 2020

schedule 10:06 - 10 Nëntor, 2020

Eva Longoria duke komentuar fitoren e Joe Biden që u mbajtën një javë më parë foli ndër të tjera dhe për ndikimin e grave latine në zgjedhjet që u mbajtën një javë më parë. Gjatë një interviste të dhënë për MSNBC, 45-vjeçarja tha se gratë latine ishin heroinat e vërteta.

“Sigurisht ju e parë atë që janë bërë gratë me ngjyrë, por gratë latine ishin heroinat e vërteta duke mposhtur burrat në pjesëmarrje në çdo shtet dhe duke votuar për Biden-Harris me një mesatare të afërt tre me një“, tha ajo.

Kjo deklaratë e saj shkaktoi debat në rrjete sociale, ku të shumtë ishin ata që u shprehën se aktorja minimizoi rolin e grave me ngjyrë në zgjedhje. Për këtë arsye, ajo u detyrua të jepte një shpjegim ku theksoi se ajo nuk do t’i krahasonte kurrë gratë me ngjyrë dhe ato latine.

Në lidhje me intervistën time në MSNBC, gratë me ngjyrë kanë qenë prej kohësh shtylla kurrizore e Partisë Demokratike, diçka që kemi parë në këto zgjedhje si dhe ato të mëparshme. Gratë me ngjyrë duhet të duartrokiten dhe të ngrihen lart!

Po krahasoja latinet me meshkujt, por formulimi im nuk ishte i qartë dhe pendohem thellë për këtë. Gratë me ngjyrë meritojnë një ovacion për punën që kanë bërë vit pas viti. Mbi 90% e grave me ngjyrë u shprehën për Biden.”, shkroi aktorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!