Eva Kule, zonja e artit më jetëshkurtër me lule natyrale

schedule10:06 - 23 Shkurt, 2023

schedule 10:06 - 23 Shkurt, 2023

Nga Romina Braho,

‘Lulet përshpërisin “bukuri’ edhe nëse vyshken veniten apo bien në tokë.’

Aq më tepër kur me to krijohet art. Për Eva Kulen, pasioni për lulet ka jetuar gjithmonë brenda saj, por përditshmëria e ka bërë për vite të ‘neglizhojë’ zhvillimin e pasionit që ajo ka ruajtur me fanatizëm. Sot ajo krijon një lloj arti të rrallë e delikat me jetëgjatësi vetëm 1 orë. Nga lulet ajo frymëzohet për t’u dhënë jetë personazheve të saj imagjinar.

“Im shoq më sjell gjithnjë lule dhe unë ua gjeta vendin. Ky passion filloi spontanisht. Duke ndejtur krijova një personazh me lule, më pëlqeu dhe që aty nuk ndalova më.” , thotë Eva.

Eva ka studiuar për kimi industriale, por tashmë vëmendja është tërësisht tek krijesat e saj jetëshkurtër.

Duket si një punë e lehtë, por Eva na tregon se arti krijohet vetëm kur ke frymëzim dhe se krijimi I një personazhi nuk merr aq pak kohë sa ne mendojmë.

“Ka raste që e mbaroj për 10 minuta e ka raste  dy orë, mos më shumë. Është e gjitha cështje motivimi dhe gjendjeje emocionale”, shprehet Eva.

Eva ka tentuar me shumë mënyra që t’i bëjë këto punime artisitke të zgjasin përjetësisht, por deri më tani ka qenë e pamundur.

E megjithatë, një ekspozitë qoftë edhe përmes fotove në rrjetet sociale atë e gëzon pa masë, sidomos kur të gjithë e mbështesin dhe shijojnë artin e saj./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!