Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC Neës, sopranoja e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit, Eva Golemi ka treguar dhe ditën e një artisti. Ajo ka theksuar se artisti mbi të gjitha është njëri dhe çdo ditë kalon vuajte nga më të ndryshme. Megjithatë, sipas Golemit, e rëndësishme është të gjesh balancin mes karrierës dhe familjes.
“Një artist është mbi të gjitha njeri. Një soprano ka vështirësitë e veta. Je artiste, njëkohësisht je bashkëshorte, je nënë, je vajzë e dy prindërve. Kështu që mendoje vetë që çdo artist ka vështirësi. Rutina ime e mëngjesit ka qene të çoja fëmijët në kopsht, çerdhe dhe në shkollë. Unë gjithmonë jam çuar në orën 06:00 të mëngjesit, gatuaj, laj, fshij si çdo amvisë. Gatuaj shumë mirë. Kështu më thonë të gjithë. Kështu që në jetë duhet të jesh shumë balancues, kam mësuar që jo vetëm karrierë apo jo vetëm familje. Duhet t’i ndërthurësh dimensionet e ndryshme”, tha ajo.
Sa i përket konkurencës dhe xhelozisë në art, sopranoja u shpreh: “Ka miqësi, xhelozi si në çdo ambient tjetër dhe në art. Arti është i dukshëm sepse je i prekshëm përballë publikut. Megjithatë, unë them një shprehje ‘Fshati që duket, nuk do kallauzë’”./abcnews.al