Eva Buzo ka përsëritur provën e një viti më parë për të kaluar me not kanalin e Otrantos mes Italisë dhe Shqipërisë.
36-vjeçarja, me profesion avokate, u nis nga brigjet e Pulias në Itali dhe pritet të mbërrijë rreth orës 1 pas mesnate.
Distanca e Kanalit të Otrantos është pak më shumë se 90 kilometra.
Buzo, që jeton në Australi, nuk ia doli në qershor të vitit të kaluar, duke ndërprerë notimin pas 70 kilometrave për shkak të djegies së kandilave të detit, dhe kushteve të vështira atmosferike.
Ajo e nisi notimin në orën 18:00 të së shtunës. Në këtë sfidë ndryshe nga e para, Eva Buzo është shoqëruar nga roje bregdetare, por edhe dy mjete te tjera lundruese./abcnews.al