Pasi u anulua vitin e kaluar, ka nisur mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e parë e festivalit “Eurovision”. 16 vende do të performojnë, nga të cilët vetëm 10 prej tyre do të arrijnë në finalen e madhe. Artistët konkurrues po performojnë drejtpërdrejt në Roterdam, Holandë. Audiencat do të jenë të gatshme të brohorasin për interpretuesit, megjithëse kapaciteti është ulur në 80 përqind.
Organizatorët thanë “Siguria e artistëve, punonjësve dhe interpretuesve tanë është thelbësore në çdo kohë. Ne do të bëjmë gjithçka për të organizuar një garë të paharrueshme të Eurovizionit.” Në konkurs do të marrin pjesë 39 këngë nga vendet në Evropë, përfshirë Australinë dhe Izraelin. Është një nga ngjarjet më të mëdha të organizuara në Evropë që nga fillimi i pandemisë.
3 500 persona janë lejuar të bëhen pjesë e arenës pasi u testuan për covid-19 për të parë drejtpërdrejt gjysmëfinalen e së martës. Ndërkohë, përsa i përket Anxhela Peristerit do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare shënoi fitoren e parë në Eurovision, pasi u vlerësua si e veshura më mirë në hapjen e festivalit.
Këngët pjesëmarrëse të natës së parë:
Lituania / The Roop – Discoteque
Sllovenia / Ana Soklič – Amen
Rusia / Manizha – Russian Woman
Suedia / Tusse – Voices
Australia / Montaigne – Technicolour
Maqedonia e Veriut / Vasil – Here I Stand
Irlanda / Lesley Roy – Maps
Qipro / Elena Tsagrinou – El Diablo
Norvegjia / TIX – Fallen Angel
Kroacia / Albina – Tick-Tock
Belgjika / Hooverphonic – The Wrong Place
Izraeli / Eden Alene – Set Me Free
Rumania / ROXEN – Amnesia
Azerbajaxhani / Efendi – Mata Hari
Ukraina / Go_A – Shum
Malta / Destiny – Je Me Casse. /abcnews.al