“Eurovision 2023” pritet të mbahet në Britani, grupi ukrainas është zhgënjyer nga vendimi

schedule07:51 - 24 Qershor, 2022

schedule 07:51 - 24 Qershor, 2022

Fituesit e Eurovizionit, Kalush Orchestra, kanë pranuar se janë befasuar dhe zhgënjyer nga vendimi për të mos e mbajtur festivalin në Ukrainë. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) lëshoi ​​më parë një deklaratë duke thënë se konkursi mund të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur për gazetën Metro, frontmeni i Kalush Orchestra, Oleg Psyuk pranoi se ishte ‘i befasuar’. “Jam shumë i zhgënjyer sepse kishim shpresuar ta organizonim atë në Ukrainë”, shpjegoi ai. Grupi ukrainas fitoi konkursin pas mbështetjes së madhe që mori nga publiku.

Eurovision PreParty ES 2022 në Madrid

Menjëherë pas festivalit, Kalush Orchestra nxorri në ankand trofeun duke mbledhur një shumë të madhe 900,000 dollarë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase. Duke folur për ankandin, Oleg tha: “Është shumë e rëndësishme të ndihmojmë vendin tonë për momentin.”

Në fillim të këtij muaji, EBU konfirmoi se do të fillonte diskutimet me BBC-në rreth organizimit të mundshëm të Eurovizionit në Mbretërinë e Bashkuar.Ukraina shprehu shpejt pakënaqësinë e saj për vendimin. Megjithatë, EBU ka konfirmuar se nuk do të ndryshojnë planet e tyre.