Eurostat: Në Itali ka një numër të vogël riatdhesimesh të emigrantëve

schedule14:40 - 13 Korrik, 2019

schedule 14:40 - 13 Korrik, 2019

Sipas shifrave të publikuara nga Eurostat, Italia shënon një numër të vogël riatdhetësimesh të emigrantëve të paligjshëm. Ndërkohë që pjesa më e madhe e atyre që dëbohen vijojnë  të qëndrojnë në vend pavarësisht urdhrit.

Qeveria italiane e kryeministrit Konte ndër prioritet e saj ka dhe riatdhetësimin e emigrantëve të paligjshëm në vend, por pavarësisht kësaj rezultatet janë negative. Sipas të dhënave të Eurostat janë 5.615 riatdhetësimet e emigrantëve të paligjshëm që Italia ka kryer në vitin 2018, nga të cilat vetëm 435 kanë qenë vullnetare. Një shifër që e rendit vendin pas Greqisë.

Një vit më parë në Bashkimin Europian ka pasur 113.630 riatdhetësime, ndërkohë që gjysma e tyre ka qenë në mënyrë vullnetare. Shtetet që kanë kryer numrin më të madh të riatdhesimeve janë Spanja, Franca dhe Greqia. Numri i qytetarëve jo europianë të cilët janë urdhëruar të largohen nga Italia, ka rënë në 25.3% në periudhën 2017 – 2018. Ndërsa urdhrat për dëbim në Bashkimin Europian ishin 478.155 në 2018, me një rënie prej 7.4% në krahasim me vitin parardhës.

Sipas mediave italiane këto shifra i japin të drejtë pretendimeve të lëvizjes me pesë yje e cila kritikon aleatin në qeveri duke thënë se nuk po bën aq sa duhet të për të dërguar në shtëpi emigrantët e paligjshëm. /ABC News Albania 24/7