Eurostat: BE shënon rritje të popullsisë për të dytin vit radhazi

schedule15:27 - 11 Korrik, 2024

schedule 15:27 - 11 Korrik, 2024

Numri i banorëve të Bashkimit Europian është rritur për të dytin vit radhazi, pasi shënoi rënie në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit, njoftoi sot Eurostat me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë.

Numri i banorëve të BE-së u rrit nga 447.6 milionë më 1 janar 2023 në 449.2 milionë më 1 janar 2024.

Rritja e popullsisë mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së emigrimit pas COVID-19 dhe fluksit të personave të zhvendosur nga Ukraina që morën statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendet e BE-së.

Në total, 7 vende regjistruan një rënie të popullsisë midis 1 janarit 2023 dhe 1 janarit 2024, me uljet më të mëdha të raportuara në Poloni (-132 800 persona), Greqi (-16 800) dhe Hungari (-15 100).

Rritje u vunë re në 20 vendet e tjera, me më të mëdhatë në Spanjë (+525 100), Gjermani (+330 000) dhe Francë (+229 000).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!