Europarlamentari: “5 qershori” të zbatohet siç është rënë dakord, respektoni marrëveshjen

schedule16:35 - 29 Shtator, 2020

schedule 16:35 - 29 Shtator, 2020

Europarlamentari David Lega ka komentuar situatën politike në Shqipëri.

Me anë të një postimi  në Twitter Lega shkruan se reforma zgjedhore e marrëveshja e vendosur për 5 qershorin duhet të zbatohet siç është rënë dakord.

Sipas Legës ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE, për hapjen e negociatave të pranimit.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord.

Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

Nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar”, shkruan Lega.

N.D./abcnews.al