Europa zhvendoset djathtas/ Deliu për zgjedhjet europiane: Nuk kishte surpriza të mëdha

schedule18:34 - 10 Qershor, 2024

schedule 18:34 - 10 Qershor, 2024

Ekspertja për integrimin, Nirvana Deliu ka thënë se në zgjedhjet europiane nuk kishte surpriza të mëdha. E ftuar në “Special Report”, ajo theksoi se koalicionet që njihen si pro europiane kanë ende shumicën e mbështetësve.

Sipas Deliut, për presidentin francez Emanuel Macron ishte befasuese, fakti që nuk ishte partia e e tij e para në Francë.

Ishte ajo që pritej në fakt dhe nga projeksionet që ishin bërë se si do të shkonin këto zgjedhje, normalisht nuk kishte ndonjë surprizë të madhe. Për disa vende ishte surprizë, por në përgjithësi ishte ajo që pritej. Dy partitë e mëdha e së majtës dhe së djathtës ishin ato që morën shumicën e votave dhe vendeve në parlament, ashtu siç pritej. Normalisht, shikojmë një rritje të koalicioneve që janë më shumë të ekstremit të djathtë si ata të reformistëve.

Në përgjithësi, mund të shikojmë që ato parti apo koalicione partish që njihen si mbështetëse të BE, janë të forta dhe së bashku bëjnë shumicën në parlament.

Duhet kuptuar dualiteti i votuesve në këtë drejtim, në Parlametin Europian, ata votojnë si votues europian dhe politikat mund t’i shikojnë në një mënyrë më makro, ndërkohë kur votohet për zgjedhjet kombëtare interesat janë më të vogla dhe janë drejtpërdrejt se çfarë prekin ata qytetarë të atij vendi apo të atij shteti. Normalisht për Macronin ishte surprizë, fakti që nuk ishte partia e parë në Francë, pra shohim një rritje të frontit atje. Por kjo mund të përkthehet dhe si një përgjigje që i bëhet Macronit për politikat që po bën atje”, u shpreh ekspertja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!