Europa superfuqi, plan realist? Meçollari e Hide: E pamundur, ka nevojë për mbrojtjen e SHBA-së

schedule20:54 - 11 Prill, 2023

schedule 20:54 - 11 Prill, 2023

Kapiten Artur Meçollari dhe eksperti Enri Hide, të ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC, komentuan mbi mundësinë e Europës për të qenë një superfuqi duke u bërë kështu e pavarur nga SHBA, pas deklaratës bombastike të Emmanuel Macron.

Hide u shpreh se Europa nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë me një politike mbrojtjeje të unifikuar.

Europa nuk ka qenë nuk është dhe nuk do të jetë me një politikë mbrojtjeje të unifikuar.

E vetmja mundësi që ka pasur Europa për të lulëzuar, ka qenë nën garancitë e sigurisë së SHBA.

Franca është një fuqi e madhe, por nuk mund të jetë një superfuqi. Franca fatkeqësisht jeton ne një botë paralele me fjalët e Macron. Nëse do të ishte një shtet që duhet ta udhëhiqte Europën, është Gjermania” tha Hide.

Ndërkohë Meçollari tha se vizita e Macron në Pekin kishte shumë interes nga Perëndimi për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë, por siduket ndodhi e kundërta e asaj që pritej.

3 ditët e vizitës së Macron në Pekin, zbulojnë atë çfarë ndodhi. Pse ishte i interesuar Perëndimi për këtë takim.

Nuk ka rëndësi së cili ishte rezultati e negociatave, Macron vajti për të bindur Xi Jinping por u bind nga Xi Jinping për t’u distancuar nga SHBA.

Franca tentoi në fillim të konfliktit në Ukrainë, por nuk ia arriti dot, pasi është pjesë e NATO-s.” u shpreh kapiteni. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!