Europa qendrore goditet nga stuhia. Viktima dhe të plagosur në republikën çeke

schedule10:57 - 30 Tetor, 2017

schedule 10:57 - 30 Tetor, 2017

Viktima dhe të plagosur në Europën qendrore si pasojë e motit të keq, Me dhjetëra mijëra banesa janë pa energji elektrike, ndërsa vendet më të goditura janë Republika Ceke, Polonia dhe Gjermania. Të paktën pesë persona humbën jetën si pasojë e një stuhie që ka goditur europën qendrore duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik. Viktimat janë regjistruar në Republikën Ceke, Poloni dh eGjermani. Në poloni më shumë se 200 mijë persona janë pa energji elektrike. Në Gjermani ka pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme të konsiderushme materiale. Në HAmburg uji ka përmbytur tregun historik të pershkut të qytetit në zonat e HafenCity e Blankenese. Në Republikën ceke rënia e një peme ka vrarë një grua në qendër të Trebic dhe një të moshuar në Jicin, në verilidhje të Pragës. Një drejtues automjeti humbi jetën në Poloni pasi u përplas me një pemë të rrëzuar në rrugë. Erërat e forta kanë ndërprerë qarkullimin e trenave në dhjetra linja në rrugë të ndryshme të Republikës Ceke. Disa lumenj në veri të vendit kanë arritur nivele rekord duke vendosur autoritetet në gjendje alarmi. Zëdhësja e shoqërisë elektrike të shtetit deklaroi se aktualisht me dhjetëra mijëra banesa janë pa energji elektrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!