Pas dy vitesh që kur shpërtheu pandemia dhe me lehtësimin e masave kufizuese, Europa po shkon gradualisht drejt fazës tjetër të menaxhimit të krizës shëndetësore. Me pak fjalë, kjo do të thotë se Europa do të mësojë të jetojë me COVID-19 .
Kjo qasje po shqyrtohet nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila aspiron të jetë vendi i parë që do t’i tregojë komunitetit botëror “kalimin nga faza pandemike në atë endemike”.
Kjo do të realizohet falë “armëve” tona të reja, si vaksinat, pilula antivirale , shtimi i testeve diagnostikuese.
Gjatë fazës endemike, koronavirusi do të jetë vazhdimisht mes nesh, por falë vaksinimit dhe infeksionit natyral, shumica prej nesh do të kenë një shkallë të lartë mbrojtjeje. Infeksioni do të jetë i butë, për shumicën nuk do të ketë shpërthime epidemike dhe as nuk do të nevojiten masa kufizuese. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se kostoja njerëzore e COVID do të zhduket.
Shkencëtarët amerikanë vlerësojnë se 40,000 deri në 100,000 persona në vit mund të kenë kaluar COVID-19 gjatë fazës endemike. Megjithatë, siç theksojnë ekspertët, duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë.
Imuniteti i vaksinës bie pas disa muajsh, dhe sigurisht të pavaksinuarit janë më të rrezikuar. Për të kaluar në fazën e re endemike të COVID, shtetet duhet të vazhdojnë të rrisin fushatën e vaksinimit dhe të zhvillojnë infrastrukturën për të identifikuar mutacionet e reja dhe për të monitoruar përhapjen e tyre në komunitet.
/abcnews.al