Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbajë mbyllur kufijtë e tij të jashtëm për qytetarët e Shteteve të Bashkuara.
Vendimi i Brukselit pritet të nënshkruhet ditët e ardhshme.
Përpjekja europiane për rihapjen e kufijve është diskutim midis njëzet e shtatë vendeve të BE-së, në mënyrë që të mos krijohen ‘porta të rrezikshme’ brenda Shengenit.
Brukseli ka propozuar të hartohet një listë me vendet ku pandemia është nën kontroll.
Ditët e fundit, qeveritë europiane nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për kriteret që do të përdoren për hartimin e listës. Sidoqoftë, duket e vështirë që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Brazili të përfshihen në listën e vendeve ku BE do të rihapë kufijtë.
Sipas New York Times, përjashtimi i amerikanëve nga lista, është një goditje e madhe për SHBA dhe për trajtimin që presidenti Trump i bëri emergjencës shëndetësore nga Covid./abcnews.al