“Europa nuk ka nevojë për Berishën”/ Analisti Çupi: Me rezultatin që pësoi, PD ka dalë jashtë loje

schedule18:42 - 14 Maj, 2025

schedule 18:42 - 14 Maj, 2025

Analisti Frrok Çuoi thotë se Europa nuk ka nevojë për Sali Berishën.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se me humbjen e thellë në 11 maj, PD ka dalë jashtë loje.

“Atij i thotë mendja se edhe atë ditë mund të ndikojë, por është tjetër realitet. Shqipëria dhe politika shqiptare nuk kanë më nevojë për Sali Berishën dhe PD. Le të bëjë protesta, le të bëjë çfarë të dojë. PD ka dalë nga funksioni me atë rezultat. Kjo është arsyeja, varfëria e tij psikologjike, morale, psikologjike, e çon të bëjë këtë gjë. Fakti që kryeministri u urua në mënyrë aq shpërthyese, do të thotë se tani Shqipëria, de facto është anëtare e BE”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!