Europa në verë nis me prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V

schedule13:49 - 10 Mars, 2021

schedule 13:49 - 10 Mars, 2021

Prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V  do të fillojë këtë verë në Europë, sipas një deklaratë të  Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF).

Një zëdhënës nga RDIF tha se ata kishin nënshkruar një marrëveshje me prodhuesit në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani.

Sipas të dhënave prodhimi mund të fillojë në korrik  të 2021, duke krijuar kështu  vende të reja pune dhe do të lejojë Italinë të kontrollojë të gjithë procesin e prodhimit.

Në bazë të partneritetit me vendet në fjalë mund të prodhohen 10 milion doza deri në fund të vitit. Lajmi pason një njoftim javën e kaluar se rregullatori i vaksinave të Bashkimit Europian, Agjencia Europiane e Barnave (EMA), ka filluar një rishikim të vaksinës ruse.

Rishikimi  erdhi pas ankesave në lidhje me shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave nga  Komisioni Europian, duke detyruar vendet anëtare të aprovojnë në mënyrë të njëanshme vaksinën ruse.

Vaksina ruse Sputnik V është aprovuar nga 46 shtete./abcnews.al