Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Europa në Tiranë, pas zgjedhjeve/ Komuniteti politik europian, 5 ditë pas zgjedhjeve

schedule18:40 - 9 Prill, 2025

schedule 18:40 - 9 Prill, 2025

Tirana do të mirëpresë liderët më të rëndësishëm të Europës dhe jo vetëm në samitin e radhës të Komunitetit politik Europian i cili do të mbahet këtu në “Sheshin Skënderbej” të premten e 16 majit.

Ky samit i cili zhvillohet vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve parlamentare do të riktheje për herë të dytë në Tiranë presidentin francez Emanuel Macron, i cili ishte edhe ideatori i Komunitetit Politik Europian.  Vizita e tij u konfirmua nga ministri francez i deleguar për Evropën gjatë takimit me ministrin e jashtëm Igli Hasani.

“Kjo vizitë e imja këtu do të kulmojë muajin tjetër me vizitën e dytë të presidentit Emanuel Macron. Fakti që Shqipëria do të mbajë samitin e parë të Komunitetit Politik Europian të Ballkanit Perëndimor është një njohje e qartë e rolit udhëheqës që Tirana luan”, thotë ministri francez për Evropën Benjamin Haddad.

Mbështetjen e Francës e vlerësoi edhe ministri Hasani.

“Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”, u shpreh ministri Hasani.

Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike, fuqizimi i konkurencës, sigurisë ekonomike, migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë, vizioni, lidershipi dhe mënyrat e reja të veprimit për Europën në një botë të re janë pikërisht tematikat mbi të cilat do të diskutohet në samitin e Tiranës, një organizim që rikonfirmon edhe një herë tjetër rolin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e Komunitetit Politik Europian qeveria ka vendosur që datat 15-16 maj do të jenë ditë pushimi për administratën në Tiranë, Kamez, Vore dhe Krujë.

Qëllimi kryesor i këtij samiti është të garantojë sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin e vjetër ndaj liderët janë kujdesur të theksojnë se komuniteti politik europian nuk zëvendëson procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, por është një instrument që e përshpejton procesin e integrimit.

Ky samit pritet të rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë sa i perket integrimit. Aktualisht vendi ynë ka hapur zyrtarisht kapitujt e themelorëve në tetor të 2024, ndërsa dy muaj më pas në dhjetor, u çelën negociatat për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë. Ndërkohë pritet mbajtja e konferencës së katër qeveritare për grupkapitujt Tregu i Brendshëm dhe Rritja dhe Konkurrueshmëria Gjithëpërfshirësë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!