Europa lehtëson masat kundër Covid-19

schedule10:37 - 3 Maj, 2021

schedule 10:37 - 3 Maj, 2021

Disa vende europiane kanë lehtësuar kufizimet kundër Covid-19, edhe pse numri i të infektuarve dhe i të shtruarve mbetet  i lartë. Franca ka lehtësuar disa nga kufizimet, duke lejuar udhëtimet mes qyteteve dhe duke rihapur shkollat e mesme.

Por  shtetrrethimi gjatë natës do të jetë ende në fuqi. Gjithashtu kafenetë,  restorantet dhe muzetë do të qëndrojnë të mbyllura deri në 19 maj.Franca ka raportuar rreth 22,000 raste çdo ditë, nga rreth 40,000 në fillim të këtij muaji. 5,585 pacientë janë të shtruar kujdesin intensiv.

Greqia i dha fund disa kufizimeve që ishin në fuqi që nga nëntori. Vendi lejoi rihapjen e kafeneve dhe restoranteve në ambientet e hapura. Bizneset dhe shërbimet e lidhura me turizmin do të rihapen në 15 maj.

Hungaria lehtësoi  disa kufizime të shtunën për  personat e vaksinuar. Këta persona mund të shkojnë në restorante, hotele, teatro, kinema, palestra, biblioteka, muze dhe vende të tjera rekreative. Orari i punës për bizneset është zgjatur deri në orën 11.

Italia filloi hapjen graduale të vendit javën e kaluar, duke rihapur shkollat, muzetë dhe kinematë. Të shtunën, shumë prej qendrave të plazhit në vend morën dritën jeshile për t’u rihapur. Holanda  i dha fund një shtetrrethimi të mërkurën që shkaktoi trazira në të gjithë vendin në janar.

Baret dhe kafenetë do të rihapen për herë të parë në gjashtë muaj por më një numër të kufizuar personash./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!