Rangers siguroi një ditë më parë kualifikimin në raundin tjetër të Europa League, ndërkohë që sot do të luhen edhe 15 përballje të tjera. Një pjesë prej këtyre përballjeve janë shëtitje, pasi çështja e kualifikimit është mbyllur që në takimet e para.
Sfidë interesante është ajo me Porto dhe Bayer Leverkusen. E para është fituar nga gjermanët me rezultatin 1-2, por kualifikimi është i hapur, sikurse edhe te përballja Gent-Roma dhe LASK-AZ Alkmar. Këto përballje do të luhen prej orës 18:00, në një orë me Baselin e Taulant Xhakës, që e ka formalitet sfidën me APOEL, pasi ka fituar në të parën 0-3 në transfertë.
EUROPA LEAGUE – PLAY OFFS
E enjte, më 27 shkurt, ora 18:55
Basaksehir-Sporting (1-3)
Basel-APOEL (3-0)
Espanyol-Wolves (0-4)
Porto-Bayer Leverkusen (1-2)
Gent-Roma (0-1)
LASK-AZ Alkmaar (1-1)
Malmo -Wolfsburg (1-2)
Ndeshjet e mbrëmjes duken më interesante, teksa holandezëve të Ajax do u duhet të përmbysin humbjen 2-0 të pësuar me spanjollët e Getafe. Arsenal ka fituar takimin e parë në Greqi me Olympiacos dhe sonte duhet të vulosë kualifikimin, sikurse edhe Interi, Celtic dhe Eintracht Frakfurt.
Benfica- Shakhtar Donetsk është e hapur, kurse Manceshter United dhe Sevilla janë të dënuara të fitojnë sot dhe të kalojnë në raundin tjetër të Europa League. Të dyja kanë barazuar në sfidat e para, me rezultatin 1-1, përkatësisht kundër Club Brugge dhe CFR CLUJ. /abcnews.al
E enjte, më 27 shkurt, ora 21:00
Ajax-Getafe (0-2)
Arsenal-Olympiacos (1-0)
Benfica-Shakhtar Donetsk (1-2)
Celtic-FC Copenhagen (1-1)
Inter-Ludogorets (2-0)
Manchester Utd-Club Brugge (1-1)
Salzburg-Eintracht Frankfurt (1-4)
Sevilla-CFR Cluj (1-1)