Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Europa League, sfidat çerekfinale/ Milan pret Romën në “San Siro”, Atalanta e Gjimshitit sfidon Liverpool

schedule09:43 - 11 Prill, 2024

schedule 09:43 - 11 Prill, 2024

Ditën e enjte, më datë 11 prill, do të luhen katër ndeshje të vlefshme për fazën çerekfinale të Europa League.

Pas etheve të Champions League të martën e të mërkurën, tani radha është e turneut të dytë prestigjioz europian për klube.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes dy klubeve të mëdha italiane, me Milanin që pret Romën në San Siro. Përballje e fortë do të jetë edhe ajo në Gjermani, ku Bayer Leverkusen pret në shtëpi anglezët e West Ham.

Duke mos i lënë pas, padyshim që edhe dy sfidat e tjera Benfica-Marseille dhe Liverpool-Atalanta priten të jenë emocionuese.

Të gjitha ndeshjet çerekfinale të Europa League do të startojnë në orën 21:00./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!