Europa League/ Roma kërkon turin e radhës, Milan 90 minuta larg 1/8-ve, Qazim Laçi do fitore ndaj Galatasaray

schedule10:56 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:56 - 22 Shkurt, 2024

Pas një mesjave spektakolare, me përballjet e fundit, të xhiros së parë, të fazës së 1/8-ve, të UEFA Champions League, mbrëmjen e kësaj të enjteje radhën për të zbritur në fushë e kanë një ekipesh të tjera, të elitës së futbollit evropian, teksa do të zhvillohen sfidat e kthimit të fazës së 1/16-ve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në “Kontinentin e Vjetër”, UEFA Europa League.

Këshut, spektakolare pritet të jetë përballja në “Stadio Olimpico”, me “Verdhekuqtë” e teknikut, Daniele De Rossi, që kërkojnë vetëm fitore, në përballjen e kthimit, ndaj “Tulipanëve” të Feyenoord, me sfidën e një jave më parë, që përfundoi në barazimin, 1 me 1, duke lënë gjithçka të hapur, për kualifikimin e mëtejshëm, mirëpo favorit mbeten italianët, sidomos me sulmin e tyre të frikshëm, Romelu Lukaku e Paulo Dybala.

Mirëpo, nëse Roma diskuton kualifikimin, totalisht e kundërta është për një skuadër tjetër italiane, me “Kuqezinjtë” e Milan, që do të zbarkojnë në orën 18:45, në transfertën e “Roazhon Park”, aty ku i presin francezët e Rennes, me këta të fundit, që do të tentojnë “mrekullinë” përballë “Djajve”, me sfidën e parë, me këtyre dy skuadrave, që përfundoi me fitoren e thellë të djemve, të teknikut, Stefano Pioli, 3 me 0.

Përballje spektkolare pritet të jetë edhe ajo e “epet Arena”, të Pragës, me vendasit e Sparta Prague, skuadër ku bëjnë pjesë edhe “Legjionarët”, Qazim Laçi e Indrit Tuçi, të cilët do të kërkojnë triumfin, pas humbjes 3 me 2, në transfertën turke, të Galatasaray, me “Luanët e Stambollit”, që do të kenë një mungesë të rëndëishëm këtë sfidë, siç është ajo e qendërmbrojtësit danez, Victor Nelsson, pas daljes së këtij të fundit, me kartonin e kuq.

Ndërkaq, në sfida të tjera, “Shqiponjat” e Benfica do të përballen në transfertë me Toulouse, Freiburg pret në “shtëpi” francezët e Lens, Qarabag-u i Redon Xhixhës kërkon kualifikimin historik ndaj portugezëve të Braga, “Të Kaltërit” e Marseille luajnë gjithçka ndaj “Minatorëve”, të Shakhtar Donetsk, ndërsa Sporting Lisbon kërkon një tjetër fitore, ndaj zviceranëve të Young Boys. /i.m /abcnews.al 

Të gjithë sfidat e mbrëmjes:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!