Shorti i Europa League është hedhur në Nyon të Zvicrës dhe pas tërheqjes së goglave janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste.
RB Leipiz mësoi i pari rivalin dhe do të përballet me skuadrën Berat Gjimshitit, Atalantën, që mbrëmë eliminoi gjermanët e Bayer Leverkusen.
Eintracht Frankfurt ishte çifti i dytë që dhuroi shorti. West Ham United “peshkoi” francezët e Lyon, ndërsa çifti i mbetur ishte Braga-Rangers.
Më pas u përcaktua edhe rrugëtimi për gjysmëfinalet, teksa fituesi i RB Leipzig-Atalanta ndeshet me fituesin e Braga-Rangers. Fituesi i West ham-Lyon pret atë që kalon në Eintracht Frankfurt-Barcelona.
ÇEREKFINALET
Ndeshjet e para: 7 prill
Ndeshjet e dyta: 14 prill
GJYSMEFINALET
Ndeshjet e para: 28 prill
Ndeshjet e dyta: 5 maj
FINALJA
18 maj, “Ramon Sanchez-Pizjuan”, Sevilla
/ abcnews.al