Europa League, Mourinho: Luajtëm një ndeshje shumë të mirë, jam krenar për këta djem

schedule08:22 - 21 Prill, 2023

schedule 08:22 - 21 Prill, 2023

Roma arriti të merrte një kualifikim perfekt mbrëmjen e djeshme ndaj Feyenoord dhe tashmë italianët do të gjejnë veten në gjysmëfinale kundër Leverkusen.

Pas përfutimit të ndeshjes, Mourinho ka folur për “Sky” pas suksesit 4-1 në Europa League ndaj holandezve

“Për mendimin tim, skuadra luajti shumë mirë, një lojë e vështirë për t’u luajtur dhe për ta menaxhuar. Situata e Dybala dhe lëndimi i Wijnaldum nuk ndihmojnë në menaxhimin e ndeshjes. Djemtë me përqëndrim, guxim dhe inteligjencë në menaxhim dhe sulm, bënë një lojë të shkëlqyer. Feyenoord është një ekip i madh, por ne ishim superiorë.

Kam parë gjithçka në 150 ndeshje europiane. U thashë lojtarëve se sot do të ishte një ndeshje ndryshe nga të tjerët. E rëndësishme ishte të kishim një mendje dhe me stafin tim arritëm një ndeshje të vështirë, sepse zëvendësimi i Wijnaldum më shkaktoi probleme. Prita kohët shtesë për zëvendësime të reja dhe gjithçka shkoi mirë, por djemtë luajtën shumë mirë dhe jam i lumtur për ta.

Sa krenar jam për atë që po bëj? Duhet pëvojë për të kutpuar punën që po bëj. Unë jam në një fazë të karrierës sime ku dua t’u jap gëzim tifozëve dhe t’i përmirësoj djemtë dhe jam krenar për këtë”, përfundoi tekniku portugez./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!