Europa League/ Fitojnë Lazio e Galatasaray, United “ngec” ndaj Twente në “Old Trafford”

schedule22:56 - 25 Shtator, 2024

schedule 22:56 - 25 Shtator, 2024

Spektakli ishte i pranishëm, por nuk mund të mungonin as surprizat.

Kjo ishte pasqyra e shtatë ndeshjeve të mbrëmjes së Europa League, me çudinë më të madhe që erdhi në mitikun e “Old Trafford”, mes “Djajve” të Manchester United dhe holandezëve të Twente.

Goli i parë i sfidës, që u mbyll në shifrat 1-1 erdhi nga “fantazisti” danez, Christian Eriksen në minutën e 35′-të të pjesës së parë, ndërsa për të vulosur gjithçka në barazimin surprizues mendoi sulmuesi 27-vjeçar, Sam Lammers.

Fitore të mëdha arritën Lazio dhe Galatasaray, me italinët që triumfuan 3-0, në transfertën e Dynamo Kiev, ndërsa “Luanët” e Stambollit mposhtën me shifrat 3-1 kampionët grek të PAOK.

Ndërkaq, në sfida të tjera Anderlecht fitoi 2-1 ndaj Ferencvaros, Slavia Prague triumfoi me shifrat e pastra 2-0 në transfertën e Ludogorets, ndërsa sfidat Midtjylland-Hoffenheim dhe Nice-Real Sociedad u ndalën në rezultatin 1-1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!