Sonte zhvillohen dy ndeshjet e para të raundit çerekfinal në Europa League: Inter-Bayer Leverkusen dhe Manchester United-Copenhagen. Zikaltrit do të përballen me “Aspirinat” në Merkur Spiel-Arena të Duisburgut, një sfidë që pritet të prodhojë gola dhe emocione.
Antonio Conte dhe Peter Bosz duan kalimin në gjysmëfinale dhe kanë zgjedhur lojtarët titullarë. Betejë e fortë pritet edhe në RheinEnergieStadion të Këlnit, edhe pse “Djajtë e Kuq” janë favoritë skuadrës daneze. Dy trajnerët kanë vendosur përfundimisht rreth “luftëtarëve” që do e nisin nga fillimi.
INTER (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Godin; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lautaro Martinez, Lukaku. Trajner: Antonio Conte.
BAYER LEVERKUSEN (4-2-3-1): Hradecky; L.Bender, S.Bender, Tapsoba, Sinkgraven; Palacios, Baumgartlinger; Havertz, Demirbay, Diaby; Volland. Trajner: Peter Bosz.
MANCHESTER UNITED (4-1-4-1): Romero; Williams, Maguire, Bailly, Wan-Bissaka; Fred; Rashford, Pogba, Frenandes, Greendwood; Martial. Trajner: Ole Gunnar Solskjaer.
COPENHAGEN (4-3-3): Johnsson; Varela, Nelsson, Bjelland, Boilesen; Biel, Stage, Zeca; Daramy, Older Wind, Falk Jensen. Trajner: Stale Solbakken. /abcnews.al