Europa League/ Buzëqesh De Rossi, Roma rikuperon “yllin” e sulmit në përballjen ndaj “Aspirinave”

schedule11:16 - 30 Prill, 2024

schedule 11:16 - 30 Prill, 2024

Janë në gjysmëfinale dhe kanë kapicetitin e duhur për t’i shkuar deri në fund këtij turneu. Pasi eleminuan, “Djajtë” e Milan, “Verdhekuqtë” e Roma-s do të sfidojnë mbrëmjen e së enjtes “Aspirinat” gjermane, të Bayer Leverkusen, në sfidën e parë të fazës gjysmëfinale, të UEFA Europa League, me teknikun, Daniele De Rossi, që do të kërkojë të bëjë çmos për të ndalur ecurinë perfekte, të djemve, të Xabi Alonso.

“Ujkonjat” e kryeqytetit kanë hedhur pas krahëve, barazimin, 2 me 2, në “Diego Aramando Maradona”, ndaj “Bluve”, të Napoli, të regjistruar pasditën e së dielës, teksa që prej kësaj të marte kanë nisur përgatitjet për sfidën, e cila mund të konsiderohet edhe si më e rëndësishmja e këtij sezoni, ku për teknikun, Daniele De Rossi ka edhe një “dhuratë”.

Bëhet fjalë për “bomberin” belg, Romelu Lukaku, i cili u dëmtua në sfidën e kthimit, të çerekfinaleve, të këtij kompeticioni, ndaj “Djajve”, të Milan dhe mungoi në sfidat ndaj Bologna, Udinese e Napoli dhe pasditen e së hënës është parë në “Trigoria”, ku punoi nën mbikqyrjen e mjekëve, ku dha shenja goxha pozitive.

Kështu, sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, me shumë gjasë, “shtatlarti” belg i sulmit do t’i bashkohet skuadrës, në stërvitjen e së martës, për të qenë gati të zbresë në fushë të enjten në mbrëmje, ku në “Stadio Olimpico”, Roma, siç theksuam edhe më sipër do të kërkojë të ndërpresë sërinë e fitoreve radhazi, të “Aspirinave”, të Xabi Alonso. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!