Europa League/ Barça pret biletën e kualifikimit, e ndjekin Atalanta, Rangers dhe Braga

schedule20:45 - 17 Mars, 2022

schedule 20:45 - 17 Mars, 2022

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 18:45 të Europa Leagues, ku skuadra si Barcelona, Atalanta, Rangers dhe Braga kanë arritur të presin biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni që është çerekfinalja.

Barcelona e Xavi Hernandez ka arritur të përmbysë Galatasarayn në Stamboll, teksa ka fituar me shifrat 2-1 takimin e sotëm. Të parët arritën të shënonin vendasit 28’ me anë të Marcao, ndërsa festa te skuadra turke zgjati vetëm 9 minuta pasi Pedri do të shënonte edhe golin e barazimit në minutën e 37.

Në fillimin e pjesës së dytë Aubameyang 50’ do të shënonte edhe golin e përmbysjes, i cili do të rezultonte edhe goli i kualifikimit për katalanasit.

Braga u ndal në barazim 1-1 nga Monaco, por kualifikohet më tej pasi ka fituar takimin  e parë me shifrat 2-0.

Edhe Atalanta e Berat Gjimshitit arrin të fitojë përballë Bayer Leverkusen me shifrat 1-0, teksa golin e fitores në këtë takim e shënoi Boga në minutat shtesë të sfidës, ndërsa kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 4-2, pasi takimin e parë e fitoi me shifrat 3-2.

Rangers u mposht nga Crvena Zvezda me shifrat 2-1, një fitore kjo për suadrën serbe që vlen thjeshtë për statistikë, pasi Rangers arrijnë kualifikimin për në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4-2, me takimin e parë të mbyllur me shifrat 2-0 për Rangers. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!