Europa League 2023-2024/ Sot hidhet shorti, ja vazot me ekipet përkatëse

schedule10:36 - 1 Shtator, 2023

schedule 10:36 - 1 Shtator, 2023

Ashtu si pasditen e së enjtes, që sapo lamë pas dhe këtë të premte në Montecarlo do të hidhet shorti për fazën e grupeve, kësaj radhe të dy kompeticioneve të tjera evropiane, Europa League dhe Conference League, respektivisht në orën 13:00 dhe 14:30.

Siç pritej, me krijimin e Conference League, niveli i klubeve në Europa League po vijon të rritet vit pas vit, teksa në vazon e parë ndodhen ekipe goxha të forta dhe me histori në futbollin evropian, si Liverpool, Bayer Leverkusen, Ajax, Roma, Rangers e Villarreal.

Vazo e dytë mban gjithashtu emra të mëdhenj si francezët e Olympique Marseille, portugezët e Sporting Lisbon, grekët e Olympiacos, si dhe azerët e Qarabag, ku aktivizohet dhe ish-“bomberi” i Tiranës, Redon Xhixha. Ndërkaq, çekët e Sparta Prague, ku aktivizohet dhe mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi janë të pozicionuar në vazon e tretë.

Vazoja e parë: Liverpool (Ang), West Ham (Ang), Bayer Leverkusen (Gjer), Villarreal (Spa), Atalanta (Ita), Roma (Ita), Rangers (Sko), Ajax (Hol)

Vazoja e dytë: Rennes (Fra), Real Betis (Spa), Marseille (Fra), Sporting Lisbonës (Por), Slavia Prague (Çe), Qarabag (Aze), Olympiacos (Gre), Lask Linz (Aut)

Vazoja e tretë: Maçabi Haifa (Isr), Brighton (Ang), Sherif Tiraspol (Mol), Freiburg (Gjer), Sparta Prague (Çe), Union Saint-Gilloise (Bel), Sturm Graz (Aut), Molde (Nor)

Vazoja e katërt: Backa Topola (Ser), Servette (Svi), Panathinaikos (Gre), Rakow (Pol), AEK Athens (Gre), Aris Limassol (Qip), Hacken (Sue), Toulouse (Fra) /i.m /abcnews.al