Europa kalon dimrin më të ngrohtë në histori, temperaturat 3.4 gradë mbi mesataren

schedule10:13 - 6 Mars, 2020

schedule 10:13 - 6 Mars, 2020

Evropa këtë vit ka kaluar dimrin më të ngrohtë që nga viti 1855 dhe me 3.4 gradë me i ngrohtë se mesatarja e viteve 1981-2010.

Agjencia Evropiane për Ndryshimin e Klimës në statistikat  e saj më të fundit të publikuar bën me dije se temperatura mesatare e tremujorit  dhjetor 2019-shkurt 2020 ishte 1.4 gradë celsius mbi rekordin e mëparshëm të temperaturës së dimrit në të njëjtën periudhë të vitit 2015-2016.

Ndërkohë në nivel global, viti 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë në pesë vitet e fundit dhe dekadën e fundit ishte më i nxehti i 150 viteve të fundit.

Shkurti i vitit 2020 ishte shkurti i dytë më i nxehtë në Evropë dhe në të gjithë globin, duke bërë që temperaturat të ishin mbi mesataren e 1981-2010 për këtë muaj./abcnews.al