Europa Jugore po digjet/ Skena apokalipsi në Portugali, kaos nga zjarret në Spanjë

schedule09:51 - 7 Gusht, 2023

schedule 09:51 - 7 Gusht, 2023

Europa Jugore po lufton me zjarret pasi më shumë se 1000 zjarrfikës me ndihmën e 14 avionëve po përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr të madh që ka shpërthyer në Portugalinë qendrore, ndërkohë që temperaturat vazhdojnë të rriten.

Pothuajse 70 mijë hektarë janë djegur nga zjarri që ka përfshirë zonën e Castelo Branco dhe ka shkaktuar plagosjen e 11 personave.

Temperaturat shënuan mbi 40 gradë Celcius në disa zona të Portugalisë, me autoritetet që paralajmëruan se rreziku i zjarreve të reja gjatë 24 orëve të ardhshme do të jetë shumë i lartë

Zjarret gjithashtu kanë shkaktuar kaos në bregun verilindor të Spanjës zona të Italisë, si Posada. Qindra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarret po shpërthejnë në të gjithë Iberinë mes një vale të nxehti që po shkatërron pjesën më të madhe të Europës, raporton abcnews.al.

Jose Guillerme, komandanti i operacionit të shuarjes së zjarrit në Portugali, tha se zjarret mund të përhapen në një sipërfaqe prej gati 200,000 hektarësh me shumë shtëpi dhe fshatra të izoluara, ndërsa theksoi se perimetri i zjarreve tashmë i kalon 60 km.

Hiri dhe tymi nga zjarri i së premtes u përhapën më shumë se 80 milje (130 km) në lindje të Portugalisë, pranë qytetit të Fatimës, ku Papa Françesku po udhëheq një më shumë se 200,000 pelegrinë.

400 zjarrfikës të tjerë u vunë në gatishmëri për të shuar një zjarr tjetër në Odemira, në brigjet jugperëndimore të Portugalisë, ku dy zjarre  mbetën aktive, por një i tretë pranë resortit turistik Algarve u vu nën kontroll.

Zjarret kërcënojnë resortet turistike në jug të Spanjës

Në Spanjë, të paktën pesë avionë po luftojnë për të shuar një zjarr të madh që kërcënoi shtëpitë pranë vendpushimeve turistike të Puerto Real dhe Cadiz në bregun jugor të vendit.

Në të njëjtën kohë, brigada e zjarrfikësve, pavarësisht erërave të forta, vuri nën kontroll një zjarr që filloi të premten në Katalonjë dhe dogji rreth 6000 hektarë.

Sipas vlerësimeve të para të qeverisë spanjolle, më shumë se 10 mijë hektarë u dogjën në tre ditët e fundit në vend, ndërsa temperaturat shënuan 40 gradë Celsius në Andaluzi dhe Spanja po përgatitet për një valë të re të të nxehtit duke filluar nga sot.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!