Europa e përçarë? Pas Spanjës dhe Portugalisë, Greqia nuk pranon të reduktojë konsumin e gazit

schedule13:58 - 21 Korrik, 2022

schedule 13:58 - 21 Korrik, 2022

Pas Spanjës dhe Portugalisë, Greqia ka qenë shteti i radhës që ëështë shprehu kundër propozimit të Komisionit Europian për uljen e konsumit të gazit natyror me 15%.

Lexo edhe: Spanja dhe Portugalia i thonë jo planit të BE-së për të reduktuar konsumin e energjisë me 15%

Një përfaqësues i qeverisë deklaroi se qeveria nuk është dakord në parim me propozimin e Komisionit për uljen e konsumit të gazit natyror me 15%.

“Ne kemi paraqitur propozime dhe vazhdojmë të mbështesim që ky drejtim të mund të japë zgjidhje”, tha ai.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe ministri i Energjisë, Kostas Skrekas, duke folur në radio SKAI.

“Greqia, si disa vende europiane, është kundër propozimit të Komisionit për uljen e detyrueshme 15% të konsumit të gazit natyror, nëse përfundimisht ndërpritet furnizimi nga Rusia”, theksoi ai dhe shpjegoi se 70% e gazit natyror që importon Greqia përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, prandaj do t’u shkaktohej problem familjeve dhe bizneseve

Gjithashtu, ai tha se një ulje e tillë nuk do të kontribuojë në forcimin e vendeve veriore, si Gjermania dhe Austria, të cilat kanë problemin më të madh. Skrekas sqaroi se Greqia tashmë ka shprehur mospajtimin e saj me propozimin e Komisionit Evropian, ndërsa ka marrë edhe të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar përshtatshmërinë.

Ai shtoi se kjo çështje do të diskutohet dhe do të merret një vendim më 26 korrik në Këshillin e Ministrave të BE-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!