Europa e izoluar përkujton sot 75-vjetorin e përfundimit të Luftës II Botërore

schedule10:26 - 8 Maj, 2020

schedule 10:26 - 8 Maj, 2020

Europa përkujton sot 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në rrethana të pazakonta, pasi shumë prej shteteve  janë nën kufizime të rrepta  prej koronavirusit, shkruan BBC.

Kjo datë, e njohur si Ve Day (Victory in Europe Day), si sot në 1945, shënoi ditën kur Britania dhe aleatët e saj pranuan zyrtarisht dorëzimin  pa kushte të Gjermanisë naziste pas pothuajse gjashtë vitesh luftë.

Grumbullimet e mëdha për të përkujtuar këtë ngjarje janë anuluar, por disa shtete po mbajnë disa aktivitete në 75 vjetorin e përfundimit të luftës.

-Kancelarja gjermane Angela Merkel do të bashkohet me Presidentin Frank-Walter Steinmeier në vendosjen e kurorave në memorialin “Neue Wache”

-Do të mbahet një ceremoni në Paris, ku Presidenti Francez Emmanuel Macron do të vendosë një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

-Politikanët në republikën çeke do të shkojnë në intervale 10-minutshe për të vendosur kurora në Vitkov Hill të Pragës

-Një heshtje  prej dy-minutash do të mbahet në Britaninë e madhe, pasuar   nga një fjalim nga Mbretëresha.

-Austria do të zhvillojë një ceremoni virtuale në kujtim të viktimave.

-Presidenti rus Vladimir Putin kishte planifikuar të zhvillonte një paradë të madhe në Moskë të shtunën, ku do të mernin pjesë Presidenti Macron dhe Presidenti Kinez Xi Jinping. Por ngjarja – është shtyrë për shkak të pandemisë.

Në vend të kësaj, Z. Putin do të  vendosi kurorë me lule pranë Sheshit të Kuq të Moskës./abcnews.al