Europa/ Braga “shuplakë” Rangers, s’ka fitues në Eintracht-Barça dhe West Ham-Lyon

schedule23:06 - 7 Prill, 2022

schedule 23:06 - 7 Prill, 2022

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e fazës çerekfinale të Europa League, ku skuadra e vetme që ka arritur të marrë fitoren është Braga e cila mposhti minimalisht Rangers. Golin e vetëm të fitores e shënoi Ruiz në minutën e 40-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase.

Supersfida mes Eintracht Frankfurd dhe Barcelonës është mbyllur në baarzim 1-1, teksa mbetet gjithçka haur për ndeshjen e kthimit pas një jave që do të luhet në “Camp Nou”.

Të parët në avantazh arritën të kalonin vendasit të cilët shënuan me Knaff në minutën e 48-të, një gol që befasoi katalanasit e Xavi Hernandez.

Barazimi do të vinte në minutën e 66-të ku pas një aksioni model, me një “Tiki-Taka” të bërë nga lojtarët Torres arriti të konkretizonte siç duhet aksionin e blaugranave për të barazuar kështu shifrat.

Barazim do të përfundonte edhe sfida tjetër mes West Ham dhe Lyon, me vendasit që mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 45-të të takimit pas daljes me të kuq të Cresswell.

Edhe pse më një lojtar më pak në fushën e lojës skuadra angleze gjeti golin e avantazhit në minutën e 52-të me Bowen që gjen rrugën e rrjetës.  Skuadra franceze barazoi në minutën e 66-të me anë të Ndombele, me sfidën që do të mbyllej në barazim 1-1, me llogaritë për në gjysmëfinale ngelet të hapura. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!