Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Europa: Autonomi energjitike/ Costa: Të mbështetemi në burimet tona, vështirësi nga kriza në Lindjen e Mesme

schedule15:24 - 20 Mars, 2026

schedule 15:24 - 20 Mars, 2026

Europa po ndjen pasojat e luftës në Lindjen e Mesme sidomos për shkak të varësisë së saj të madhe nga gazi dhe nafta e huaj, një situatë që i ka vendosur me shpatulla pas muri edhe në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë.

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa pranoi se çmimet e larta të energjisë përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për konkurrueshmërinë e bllokut dhe kërkoi autonomi më të madhe energjetike për Bashkimin Europian.

“Ne duhet të bëhemi më autonomë dhe të mbështetemi në burimet tona të energjisë. Sot, në kontekstin aktual gjeopolitik, një Evropë e fortë është më e rëndësishme se kurrë. Është e qartë se çmimet e larta të energjisë përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për konkurrueshmërinë e Bashkimit Evropian. Kriza aktuale në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i saj në furnizimin global me energji konfirmojnë se duhet të bëhemi më autonomë dhe të mbështetemi në burimet tona të energjisë”, tha Costa.



Komisioni Evropian u ka thënë udhëheqësve se ka një përzierje instrumentesh financiare që vendet anëtare mund të përdorin për të ulur çmimet e energjisë, të cilat do të jenë në diskutim.

Asnjë politikë e vetme nuk ka gjasa të funksionojë për të zbutur goditjet ekonomike nga lufta në Iran në të gjitha tregjet e panumërta të bllokut nga Rumania në Irlandë.

Ndërkohë udhëheqësit evropianë shprehën shqetësime të forta në lidhje me luftën në Iran, ndërsa u takuan në Bruksel për t’u përballur me rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuara nga konflikti.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se rreziqet e një përshkallëzimi të mëtejshëm në rajon janë të konsiderueshme dhe efektet globale janë serioze, përfshirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson foli për ndikimet që konflikti kishte në energji, duke nxjerrë në pah efektet globale të luftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!