Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Euroliga, provokim në Beograd/ Tifozët e Crvena Zvezdës pritën rivalin Zhalgiris me këngë ruse

schedule12:44 - 15 Tetor, 2025

schedule 12:44 - 15 Tetor, 2025

Basketbollistët e Zhalgirisit padyshim që e kuptuan shumë mirë se ajo që ndodhi në prag të ndeshjes së Euroligës në fushën e Crvena Zvezdës ishte një provokim i pastër.

Ultrasit e skuadrës serbe, pritën yjet e koshit nga Lituania me një këngë ruse, një ngacmim i qartë për arsye se vendi baltik nuk ka aspak raporte të mira me Rusinë.

Nuk ka rëndësi se cili ishte emri I këngës, dhe dhe cila këngëtare e këndonte, diçka me të cilën nuk u morën as mediat serbe e të tjera.

Bashkë me parullën “Lavdi Rusisë”, grupimi “Delije” dha mesazhin e vet.

Diçka paradoksale për faktin se në ekipin beogradas këtë sezon luan lituanezi Donatas Motiejunas, që ishte ndër më të mirët ndaj Zhalgirisit.

Natyrisht, nuk është I vetmi, dhe dihet nga përvoja se provokimet kanë qenë edhe më parë në Beograd, apo kur Crvena Zvezda e Partizani kanë shkuar në Kaunas.

Duke u kthyer tek ndeshja, skuadra vendase arriti një fitore të vështirë dhe të merituar 88-79, duke e bërë të suksesshëm debutimin e trajnerit të ri, Sasha Obradoviç.

Lituanezët ishin në epërsi deri në pjesën e katërt, por pastaj Zvezda arriti të ndryshonte fatin e duelit në “Arenën” e Beogradit, në prani të mbi 20 000 spektatorëve.

Xhordan Nuora, një basketbollit nigeriano-amerikan, ishte më I miri për ekipin serb me 24 pikë, Motijejunas e Moneke shtuan nga 13, ndërsa Mekintajer dha 6 asiste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!