Euroliga, Fenerbahçe mund Realin e Madridit

schedule15:04 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 15:04 - 29 Dhjetor, 2018

Fenerbahçe e mbylli në vend të krye, fazën e parë të Euroligës në basketboll për meshkuj. Skuadra e fortë turke fitoi një dramë të vërtetë ndaj Realit të Madridit.

Luixhi Datome ishte njeriu që shënoi koshin e fitores, por edhe ai që shkëlqeu më shumë në sfidën e gjigandëve në Arenën e shkëlqyer të Stambollit.  Fenerbahçe vendase, nënkampione e Europës, mundi 65-63 Realin e Madridit, kampion të Europës, pas një drame të vërtetë.  Një duel jo vetëm mes dy ekipeve më të mirë të momentit në kontinentin e vjetër, por edhe mes dy trajnerëve të mëdhenj, si Zheljko Obradoviç e Pablo Laso.

Turqit patën nervat më të forta dhe fituan në fund. Italiani Datome udhëhoqi ekipin me 17 pikë dhe 7 topa në tabela, ndihmuar nga çeku Jan Veseli me 13 pikë, Marko Guduriç me 11 dhe Ali Muhamed me 10. Reali kryesoi me 6 pikë epërsi (63-57) dy minuta para përfundimit, por Fenerbahçe u përgjigj me një ecuri 8-0 për të përmbysur rezultatin.  Madrilenët e trajnerit Lasa luftuan fort, por Sergio Jul nuk ishte i zakonshmi duke shënuar vetëm 2 pikë, e duke u përjashtuar nga loja.

Tashmë, trajneri Obradoviç, i cilësuar si më i miri i Europës, e sheh ekipin e tij në krye të Euroligës në përfundim të gjysmës së parë të ndeshjeve në grupe. Pas 15 javëve të para, Fenerbahçe kryeson me 14 fitore e vetëm 1 humbje, Reali e ndjek me 12 fitore e 3 humbje, ndërsa CSKA e Moskës është e treta, me 11 fitore e 4 humbje, pas disfatës që pësoi në Athinë me Panathinaikosin, 84-96./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!