Eurokomisioneria Johansson: Drejt BE mund të udhëtoni vetëm për arsye objektive

schedule13:09 - 25 Janar, 2021

schedule 13:09 - 25 Janar, 2021

Të gjithë qytetarët që vijnë nga vende jo anëtarë të BE, duhet të testohen 72 orë para se të mbërrijnë në vendet e unionit. Lajmin e ka bërë të ditur komisioneria evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

Sipas Johansson, udhëtimet nga vendet e treta që nuk janë zona të gjerlbërta drejt BE-së, janë qartësisht jo të këshilluara. Ndërsa, do të lejohen vetëm udhëtime të dosmodoshme nga familjarë të rezidentëve të vendeve të BE.

Këto rregulla bëjnë pjesë tek rekomandimet e reja të KE-së drejt BE, u shpreh Johansson së bashku me komisionerin Didier Reynders në një konferencë për shtyp në Bruksel. /abcnews.al/