Eurogoli i Paulo Dybala i dhuroi fitoren Juventusit përballë Atletico Madrid në ndeshjet e grupeve në Champions League. Bardhezinjtë ia dolën të mposhtin ekipin e Simeones në duelin e 26 nëntorit dhe Leonardo Bonucci i është rikthyer golit fantastik të argjentinasit.
“Sulmuam shumë dhe krijuam disa raste në pjesën e parë të asaj ndeshje. Më pas erdhi perla e Dybala, i cili gjeti trekëndëshin nga një pozicion i pamundur. Isha para Oblak dhe sinjalizova Paulon të gjuante fort.
Nuk isha në pozicion të parregullt dhe portieri i Atleticos nuk mund ë shihte gjë, pasi kishte vendosur dy lojtarë në mur. ‘Godit sa më fort të mundesh’, i thirra Paulos, por as që mendoja se do të godiste në atë mënyrë“, tregon mbrojtësi i Juventusit. /abcnews.al