Eva Kaili është parë duke ecur në korridoret e Parlamentit Europian pasditen e së hënës, siç raporton gazeta italiane “La Repubblica”.
Në fakt, sipas të njëjtit burim, së bashku me politikanen greke që humbi postin e zëvendëspresidentes për shkak të skandalit Katargate, për të cilin qëndroi në burg, ishte edhe vajza e saj dyvjeçare.
Qatargate: Eva Kaili torna al Parlamento europeo https://t.co/YKiBN0spH7
— Repubblica (@repubblica) June 26, 2023
Siç thuhet në botim, avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos ka konfirmuar për agjencinë italiane të lajmeve Ansa se Eva Kaili i është rikthyer punës së saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë avokati Mihalis Dimitrakopoulos bëri kërkesë që Eva Kaili të jetë pjesë e Parlamentit Europian dhe kjo është pranuar.
/abcnews.al