Eurodeputetja gjermane: S’ka alternativë tjetër, respektojeni vendimin e Kushtetueses

schedule10:47 - 29 Maj, 2020

schedule 10:47 - 29 Maj, 2020

Gjykata Kushtetuese në Kosovë një ditë më parë i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dekretimin e Avdulla Hotit për kryeministër.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Me anë të një postimi në Tëitter, ajo ka thënë  se ndryshimet duhet të kërkohen në zgjedhje e radhës,  transmeton lajmi.net.

Sipas saj, një reagim nga populli, mund të jetë i kuptueshëm, por nuk i zgjidh problemet.

S’ka alternativë tjetër përpos pranimit të vendimit të Kushtetueses. Nëse dëshironi ndryshime politike, duhet t’i kërkoni në zgjedhjet e radhës. Një reagim nga “populli” mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit”, ka thënë Von Cramon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!