Eurodeputetja belge: Paratë në shtëpinë e djalit tim nuk kanë lidhje me mua apo me Qatargate

schedule11:26 - 11 Shtator, 2023

schedule 11:26 - 11 Shtator, 2023

Një shumë e madhe parash, përkatësisht 280 mijë euro, të gjetura në shtëpinë e djalit të eurodeputetes Marie Arenas nuk kanë asnjë lidhje me rastin “Qatargate”, tha euordeputetja.

“Në çdo rast, këto para nuk kanë të bëjnë fare me mua apo me Katarin. Mund t’ju them me plot bindje.

Më prek mua pasi të gjitha nënat do të prekeshin nga ky lloj informacioni. Por, siç tha prokurori federal, ne nuk jemi përgjegjës për atë që bëjnë fëmijët tanë.

Ai është djali im, por është 32 vjeç, ky është problemi i tij”, tha Marie Arena sipas Libre, duke shtuar se ajo kurrë nuk i ka përfshirë fëmijët e saj në çështjet e saj politike.

Përveç kësaj, eurodeputetja Arena mohon që djali i saj të ketë lidhje me Marokun, një nga shtetet që dyshohet se ka blerë ndikim në Parlamentin Europian.

“E vetmja gjë që bëri djali im në Marok ishte të shkonte me pushime”, theksoi ajo. Ajo kundërshtoi gjithashtu informacionin e publikuar në shtyp, sipas të cilit italiani Pier Antonio Panzeri, gjoja organizatori i rrjetit të korrupsionit, me të cilin Marie Arena kishte një marrëdhënie të ngushtë, do të ftonte djalin e saj Hugo Lemaire për të ndjekur një ndeshje futbolli, në Kupën e Botës në Katar.

“Nuk e di nga vijnë këto gjëra. Djemtë e mi nuk kanë parë kurrë një ndeshje futbolli, ata janë më shumë të apasionuar pas regbisë dhe nuk janë ftuar kurrë në ndonjë eveniment të tillë, as nga unë apo dikush tjetër”, përfundoi Arena.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!