Eurodeputetët kërkojnë të mbahet samiti i inteligjencës artificiale: Përparimi i shpejtë kërkon veprim të shpejtë

schedule19:28 - 17 Prill, 2023

schedule 19:28 - 17 Prill, 2023

Anëtarët e Parlamentit Evropian sot u bënë thirrje liderëve botërorë që të mbajnë një samit për të rënë dakord mbi parimet kryesore për kontrollin dhe aplikimin e inteligjencës artificiale (AI), duke shpjeguar se ajo po zhvillohet më shpejt nga sa prisnin shumë.

Anëtarët e PE-së që punojnë në legjislacionin e ardhshëm të BE-së për teknologjinë thanë se presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duhet të thërrasin një takim në nivelin më të lartë, raporton Reuters.

Njoftimi erdhi më pak se tre javë pasi pronari i Twitter-it, Elon Musk dhe më shumë se 1000 kompani të teknologjisë kërkuan një ndërprerje gjashtëmujore në zhvillimin e sistemit në vazhdën e ChatGPT të OpenAI të mbështetur nga Microsoft./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!