Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eurodeputetët ‘braktisin’ Berishën/ Zaloshnja: Shuplakë për liderin e opozitës!

schedule13:58 - 24 Shkurt, 2026

schedule 13:58 - 24 Shkurt, 2026

Analisti Eduart Zaloshnja komentoi për News Line rezultatet e sondazhit të përjavshëm në ekranin e ABC Neës. Sipas Zaloshnjas, braktisja e Berishës nga eurodeputetët është një shuplakë për të.

Zaloshnja shtoi më tej se kjo situatë politike është kuptuar edhe nga qytetarët e thjeshtë ku masivisht ata kanë pohuar se ky veprim i eurodeputetëve përbën izolim personal të Berishës.

“Përmes protestave, Berisha mendonte se shtypi ndërkombëtar po i ndiqte. Rëndësi ka se çfarë bëjnë politikanët kryesorë ndërkombëtarë dhe kjo ishte një shuplakë, kur një nga politikanët e djathtë erdhi në Tiranë dhe takoi deputetë të PD, por jo Berishën. Njerëzit e zakonshëm i kuptojnë menjëherë këto mesazhe dhe 50 për qind thanë se ky veprim i eurodeputetëve përbën një izolim personal të Berishës.



Pjesa tjetër mendon se kemi të bëjmë me një izolim të PD dhe Berishës, këta janë partizanë të PS. Ndërsa 36 për qind shohin një mesazh për të ardhmen e Shqipërisë, ku nuk do të ketë më në krye të PD Berishën dhe e shohin si shpresë për ndryshim.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!