Eurobondi, Rama i përgjigjet “opozitarëve”: Shqipëria arrin sukses në tregjet e kapitaleve

schedule18:42 - 9 Qershor, 2020

schedule 18:42 - 9 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama bën me dije se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post- covid. Daljen në tregjet e huaja Rama e konsideroi një sukses, duke iu përgjigjur dhe kritikave të opozitës.

“Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!”, shkruan ai.

Po ashtu, Rama shton se, “kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe me gjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!”

Emetimi i Eurobondit me vlerë deri në 650 milionë euro u miratua në Parlament të enjten e javës së shkuar dhe u aprovua me urgjencë nga Presidenti pas kërkesës së Ministrisë së Financave.

Statusi:

Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja

Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalil prapë, 7×7=42.