Lista me emra e lojtarëve të grumbulluar pritej prej disa ditësh tashmë dhe më në fund tekniku, Domenico Tedesco vendosi të zbulojë gjithçka për tifozët e “Djajve të Kuq” të Belgjikës, teksa mesditën e kësaj të marte ka bërë publike emrat e 25 lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.
Në listën e teknikut gjerman, vihet re mungesa e “gardianit” të “Galaktikëve”, të Real Madrdi, Thibaut Courtois, me këtë të fundit, që humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju dhe vetëm së fundmi u kthye në gjendje të plotë, por ai ka vendosur që të mos e marrë me vete në Gjermani.
Ndërkaq, kutjojmë se “Djajtë” belg janë shortuar në Grupin E së bashku me Ukrainën, Sllovakinë dhe Rumaninë. Ata e nisin turneun e tyre kundër Sllovakisë më 17 qershor përpara se të përballen me Rumaninë më 22 qershor, teksa mbyllin gjithçka në fazën e grupeve kundër Ukrainës më 26 qershor në Shtutgart. /i.m /abcnews.al
Lojtarët e grumbulluar nga Domenico Tedesco: