EURO U-17 për vajza / Kombëtarja luan sot ndeshjen e fundit në grupin B6 ndaj Izraelit në “Air Albania”

schedule11:19 - 26 Shkurt, 2024

schedule 11:19 - 26 Shkurt, 2024

Turneu i parë Europian i organizuar nga FSHF për këtë vit do të ulë siparin sot me ndeshjen e fundit Izrael-Shqipëri, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli.

Deri më tani janë zhvilluar dy sfida dhe përsa i përket verdikteve të grupit, Irlanda e vajzave e ka siguruar vendin e parë pasi mundi Shqipërinë dhe Izraelin.

Shqipëria e vajzave U-17 që drejtohet nga trajneri Agustin Kola do të zhvillojë sot përballjen e fundit në grupin B6 në orën 14:00 ndaj Izraelit. Vajzat kuqezi do të synojnë fitoren për t’u renditur në vendin e dytë në këtë grup.

Edhe kjo ndeshje do të luhet në “Air Albania” dhe hyrja në stadium për tifozët do të jetë falas./ h.ll/abcnews.al

Më poshtë rezultatet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian U-17 për vajza në grupin B6:

Datë 20.02.2024

Shqipëri-Irlandë 1-7

Datë 23.02.2024

Irlandë-Izrael 3-0

Datë 26.02.2024

Izrael- Shqipëri

Stadiumi “Air Albania”, ora 14:00

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!