Euro, rekordi më i ulët historik/ Bie nën 100 lekë në kursin zyrtar të këmbimit

schedule15:04 - 12 Gusht, 2024

schedule 15:04 - 12 Gusht, 2024

Euro ka regjistruar nivelin më  të ulët të regjistruar ndonjëherë përballë lekut shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë Tashmë një euro po këmbehet me 99.95 lekë  duke zbritur nën kufirin e 100 lekëve ku ishte pozicionuar gjatë muajve të fundit.

Blerjet e eurove në treg edhe pse në nivel më të larta se një vit më parë nga Banka e Shqipërisë duket se nuk kanë mundur që të mbajnë euron mbi nivelin e 100 lekëve.

Duket se presionet  e sezonit kanë qenë më të forta gjatë këtij viti. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e turistëve të huaj vetëm për pjesën e parë të vitit.

Nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek për pjesën e parë të vitit rezulton se  monedha europiane është zhvlerësuar ndaj lekut shqiptar me mbi 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të pësoj zhvlerësim të mëtejshëm në vijim. Kjo e nxitur nga flukset turistike  në vend duke marrë parasysh faktin që jemi në pikun e sezonit turistik të verës. Po ashtu të tjerë faktor që kanë ndikuar në shtimin e valutës në treg janë edhe investimet e huaja dhe shitja e pasurive të paluajtshme.

Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak.

Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për borxhin e jashtëm. Ata që dëmtohen direkt janë eksportuesit pasi i shesin mallrat në euro duke marrë më pak fitime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!