Euro nuk e ndal rënien, Meka: Asnjë nga faktorët që e shkakton nuk ka ndryshuar, vazhdon fluksi i parave informale

schedule14:29 - 4 Tetor, 2023

schedule 14:29 - 4 Tetor, 2023

I ftuar në “Money Report”, eksperti pë ekonominë, Elvin Meka foli në lidhje me rënien e vazhdueshme të euros edhe në këtë periudhë kur pritej që situata të ishte ndryshe.

Meka tha se situata me euron vazhdon të jetë e njëjtë, pasi faktorët që e shkaktojnë atë nuk kanë ndryshuar, siç janë emigracioni, turizmi dhe sidomos paraja informale.

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm sipas eksperti është mungesa e monedhës euro në lek, e cila vjen kryesisht se pasojë e suficitit të jashtëzakonshëm buxhetor të akumuluar.

“Euro po kthehet aty ku duhet të ishte 2 muaj më parë. Pavarësisht disa ndërhyrje nga ana e Banka e Shqipërisë, u pa qartë se deri në nivelin 110 lekë për një 1 euro që shkoi diku në gusht, çdo ditë më pas është vënë re zbritje.

Kjo sepse asnjë nga faktorët që shkakton këtë ofertë të tepërt të euros, nuk ka ndryshuar. Pra vijon pak a shumë në një model  sa i përket turizmit, turizmit, por sigurisht vazhdon i pashqetësuar fluski i parave informale të ekonominë shqiptarë.

Për sa kohë vijon ky ritëm rritës së lejeve të ndërtimit çdo vit, pak a shumë nuk ka shpjegime të tjera.

Sa i përket import- eksportit të dhënat kalojnë se ky ka një ndikim modest në rënien e euros. Por duhet të shikojmë edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me një mungesë të theksuar të monedhës lek në treg, kryesisht si pasojë e suficitit të jashtëzakonshëm buxhetor të akumuluar.

Pra qeveria po tregohet dorështrënguar sa i përket kryerjes së shpenzimeve në kohë, pavarësisht se nuk është larg planifikimit të shpenzimeve kapitale, por duket se qeveria po ruan këtë lloj artilerie të rëndë, jo për fundin e vitit, por për fillimin e vitit të tjetër, ku do t’i duhet të vendosë në jetë rritjen e pagës mesatare në administratë.

Ju thatë që kemi një shtim të kreditimit të ekonomisë, por aty një pjesë jo e vogël është në euro. Kryesisht kreditimi që lidhet me biznesin dhe sidomos për individët, masivisht marrin hua për strehim të cilat bëhen drejtpërdrejtë në euro, gjë që shton ofertën e euros në treg, por përkeqëson zgjerimin monetar sa i përket lekut” tha Meka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!